Drejtuesit e ndërmarrjeve italiane me seli në Tunizi kanë propozuar një takim me kreun e qeverisë tuniziane Habib Essid, për përmirësimin e shërbimeve logjistike dhe fuqizimin e portit të Radès me qëllim përmirësimin e sistemit të investimit.
Në veçanti ato u ankuan për ngadalësinë e proçedurave administrative, veprimeve doganore, problemet e lidhur me mirëqënien sociale dhe transferimin e të ardhurave në valutë të huaj. Gjatë takimit me Essid dhe ministrat e tjerë, disa sipërmarrës italian kanë vënë në dukje se si Tunizia po kalon një moment të vështirë dhe që rimëkëmbja ekonomike duhet domosdoshmërisht të kalojë përmes rritjes së investimeve.
Sipas deklaratave të investitorëve italianë, këto nuk janë shumë të kënaqur me klimën e investimeve në Tunizi. Ambasadori italian në Tunizi, Raimondo De Cardona, ka pohuar që situata ekonomike në Tunizi është mjaft komplekse, duke specifikuar gjithashtu që vendi i tij po punon si për të nxitur rigjallërimin e ekonomisë tuniziane, ashtu edhe për të ndihmuar Tunizinë në të përballuarin e sfidave të lidhura me sigurinë. Inkurajimi i investimeve është zgjidhja më e mirë për të promovuar zhvillim ekonomik, ka pohuar De Cardona, duke theksuar angazhimin e tij për të inkurajuar sipërmarrësit italianë që të investojnë në Tunizi.
Kryeministri Essid u angazhua për të përmirësuar shërbimet logjistike me qëllim që të rrisë investimet. Qeveria po punon në fuqizimin e shërbimeve administrative falë thjeshtësimit të proçedurave dhe miratimin e ligjeve që mund të tërheqin investitorët. Ka disa mangësi në nivel administrimi dhe aktiviteteve doganore, vazhdoi Essid, duke theksuar që qeveria po punon për të zbatuar disa reforma të reja, ndër të cilat edhe miratimin e Kodit të Doganave.

Ministri i Zhvillimit, Investimeve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Yassine Brahim, ka pohuar që plani 5 vjeçar i zhvillimit (2016-2020) është një plan investimi që vë në pah si Tunizia do fokusohet në industrinë e tekstilit, si edhe në zhvillimin e shërbimeve të logjistikës dhe në optimizimin e pozicionimin e destinacionit tunizian në sektorë të ndryshëm konkurues. Qeveria do të fillojë një seri mbledhjesh konsultimi për të dëgjuar propozimet që vijnë nga investitorët e huaj në Tunizi dhe për të gjetur zgjidhje për vështirësitë me të cilat përballen. Tunizia numëron më shumë se 800 ndërmarrje italiane me më shumë se 60 mijë vende pune të drejtpërdrejta, sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tuniziano- Italiane, që ka organizuar këtë event.