Ruajtja e përbërësve
Përbërësit kryesorë për prodhimin e çimentos (klinker, gur gëlqeror, gips, etj) ruhen në silose të veçantë.
Bluarja e klinkerit dhe e përbërësve të tjerë
Klinkeri dhe përbërësit e tjerë bluhen imët deri në arritjen e granulometrisë së dëshiruar.
Ruajtja dhe shpërndarja e çimentos rifuxho
Çimentoja rifuxho ruhet në silose të veçantë dhe ngarkohet në kamionë të posaçëm me çisternë.
Paketimi
Çimentoja paketohet në thasë 25 Kg dhe vendoset në paleta, të cilat mbështillen me film plastik për ti dhënë qëndrueshmëri paletës.