Me çertifikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, sipas normës ISO 9001 (Versioni 2015), CAT është një nga shoqëritë e para, e para mes gjithë fabrikave të çimentos, që do ta lejojë të bëjë një hap të ri në menaxhimin e proçeseve e impianteve të saj në nivel mjedisor dhe social.
Versioni i fundit i ISO 9001, i publikuar në shtator 2015, lejon tani që të merret në konsideratë një orientim strategjik i organizatës, sfidat e saj të brendshme e të jashtme, përmbajtjen ekonomike, mundësitë që paraqiten dhe në veçanti një qasje të bazuar në konceptin e riskut.
CAT, drejtoria e së cilës ka konfirmuar gjithmonë angazhimin e saj për përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve, për pajtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullatore e kënaqësinë e klientëve, ka parë shpërblimin e përpjekjeve të saj me anë të kësaj njohjeje.
Angazhimi i vazhdueshëm i CAT në fushën e qëndrueshmërisë, efikasitetit të energjisë dhe kontrollit të kostove të prodhimi, do të ekuivalentohet me anë të vënies në funksion të një sistemi menaxhimi energjitik që do të lejojë arritjen e çertifikimit ISO 50001.