29/10/2019

Ministri i Sipërmarrjeve i Republikës së Shqipërisë viziton stabilimentin Colacem në Balldre

Z. Eduard Shalsi, ministër per Mbrojtjen e Sipërmarrjes vizitoi fabrikën Colacem Albania në Balldre. Ministri arriti të verifikonte teknologjinë e përdorur në impiantin modern të bluarjes, duke nënvizuar rëndësinë e pranisë në Shqipëri të një kompanie leader në tregun italian.

Një kompani e cila ecën me hapin e inovacionit dhe me politikat industriale, të organizimit dhe metodologjisë së punës, me një prani të konsiderueshme në tregjet ndërkombëtare, e aftë për të kontribuar në përparimin ekonomik dhe shoqëror të të gjithë vendit.

U diskutuan në detaje tema të rëndësishme si ndryshimi i klimës, qëndrueshmëria dhe respektimi i mjedisit. Ministri shoqërohej nga Perfaqesuesi i Dhomës së Tregtisë së Lezhës, Z.Pashk Paloka, dhe drejtori i stabilimentit, Z.Ardian Ndoi, i cili ilustroi me përpikëri të gjitha fazat e prodhimit.

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info