3 Tetorin e kaluar, anëtarët e Konfindustria Shqipëri dhe Konfindustria Brescia vizituan Çimenterinë e Balldre – Lezhë
3 Tetorin e kaluar, anëtarët e Konfindustria Shqipëri dhe Konfindustria Brescia vizituan Çimenterinë e Balldre – Lezhë.
Takimi përfaqësoi një moment të frytshëm bashkëndarjeje për të gjithë dhe dha mundësisë për kompaninë që të evidentojë realitetin e rëndësishëm të Colacem Albania dhe të grupit në të cilin bën pjesë, një stabiliment i shënjuar nga teknologjia dhe qëndrueshmëria.
Gjatë vizitës, e udhëhequr nga Administratori Marco Focardi dhe Drejtori Ardian Ndoi, të ftuarit kanë patur mundësinë të njohin nga afër procesin e prodhimit të çimentos, në të gjitha fazat, teknologjitë dhe proceset e vendosura në veprim për të garantuar cilësinë maksimale të prodhimeve, efikasitetin e kontrolleve për ruajtjen e mjedisit, ashtu si edhe sigurinë në vendin e punës.
Ka qenë një ditë e bukur në të cilën Colacem Albania është shfaqur si pikë referimi e rëndësishme në tregun shqiptar të çimentos dhe të ndërtimeve.