Grupi Financo pronësi e familjes Colaiacovo, holding që përfshin shoqëri të tjera si Colacem, Colabeton, Domicem, CAT, Tracem, Park Hotel Cappucini, Poggiovalle, Autodromin e Mizanos, hyn në sektorin e energjisë së ripërtëritshme me GREENFIN ENERGY S.r.l.
Korporata lind nga partneriteti mes Grupit Financo (80%) dhe Ecosuntek (20%) e cila prej vitesh vepron me competencë përparuese në fushën e energjisë marrë nga burime të ripërtëritshme.
“Ky bashkëpunim - deklaron presidenti i sapo zgjedhur Luca Colaiacovo- shfaqet me një potencial të madh. Investimet tona do jenë në linjë me udhëzimet e Bashkimit Europian përsa i përket tranzicionit energjitik. Grupi Financo ka në dispozicion sipërfaqe të konsiderueshme për të përmbajtur impiantet për prodhimin e energjisë nga burime ripërtëritëse. Në brendësinë tonë do bëjmë që të rriten teknologji dhe eksperienca të domosdoshme edhe në prodhimin e çementos (core business i Grupit Financo), aktivitet i njohur që harxhon energji. Zhvillimi në këtë fushë hap skenare tërheqëse për të ardhmen siç është ai i përodrimit të hidrogjenit gjelbër”.
Shefat ekzekutiv të GREENFIN ENERGY janë Andrea Coccia dhe Matteo Minelli.