Konventa e fundvitit e shoqërisë u prezantuan marka e re, rezultate dhe strategji.
Konventa e shoqërisë e fundivitit, 8 dhjetori i vitit të shkuar nuk ishte një mbrëmje tradicionale urimesh si gjithë të tjerat.
Domicem u prezantoi klientëve, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të pranishëm, paraqitjen e re grafike që do ta karakterizojë në vitet e ardhshme. Marka e re Domicem është rinovuar pa prekur identitetin, duke kërkuar elegancën, me një stil bashkëkohor dhe forma më të ëmbëlsuara.
Asnjë “shkëputje” nga e kaluara për një ndërmarrje që e dallon veten në treg me vlera të qarta e të dallueshme. Një ndërmarrje moderne, dinamike, e kujdesshme ndaj ambientit dhe personave, me një qasje industriale të qëndrueshme në të cilën cilësia e njohur e çimentos (“Çimentoja e të mirës”) është e kombinuar me këtë proçes.
Presidenti Marco Focardi ka vënë në dukje se si rezultatet e shkëlqyera të arritura në më pak se 10 vite janë për Domicem stimul për të konsoliduar edhe më shumë rolin e saj në Karaibe. Një strategji zgjerimi e bazuar në modernizimin e vazhdueshëm të strukturave produktive, proçeseve të efikasitetit të mbështetur në kursimin e energjisë dhe parandalimit të emisioneve, duke i garantuar tregut produkte dhe shërbime të cilësisë më të lartë.
Grafika e re ka ndikuar edhe në paketim, me thasët e rinj që do të jenë shumë shpejt në prodhim; gjithashtu e pashmangshme është edhe paraqitja e faqes së internetit e parashikuar për janarin e 2017.