Pranë stabilimentit në Balldre u mbajt një kurs interesant përditësimi mbi temën “Teknologjia e çimentos dhe betonit”.Një ditë intensive me prezencën e përgjegjësve teknikë të selisë qëndrore në Itali, e mbështetur nga Zyra Tregtare e Colacem Albania e që kishte si qëllim informimin e klientëve lokal. Gjatë takimit u vu në dukje, kjo falë edhe një vizite që u zhvillua në stabiliment, qasja industriale që Colacem vendos në lidhje me qëndrueshmërinë, proçesin prodhues të një produkti cilësor, vazhdimisht të kontrolluar, me objektivin për të prodhuar çimento të sigurtë dhe efikase, përtej kërkesave që Colacem ka për të respektuar në maksimum mjedisin.
Tema kryesre mbi teknologjinë e betonit dhe të çimentos u ilustrua falë rasteve praktike dhe eksperiencës së fituar në shumë vepra të punuara, për shembull duke treguar fotot e realizimit në Itali të shtresave rrugore me beton të kantierit të “Quadrilatero”.
Dita ishte një moment formimi teknik dhe rritjeje të ndërsjellë, falë prezencës së klientëve, të cilëve u janë dorëzuar edhe çertifikata pjesëmarrjeje.