Colacem Albania ka në ADN-në e saj bashkëpunimin me Italinë, duke investuar që me kohë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë.
Colacem Albania ka në ADN-në e saj bashkëpunimin me Italinë, duke investuar që me kohë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë. Në kuadër të bashkëpunimit, sponsorizoi serinë prej 24 programesh të RAI-t që do të transmetohen në të gjithë territorin nga RTSH, transmetuesi i radiotelevizionit publik shqiptar.
Marrëveshja u nënshkrua së fundmi në Tiranë nga ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, i cili deklaroi: “Kjo marrëveshje përfaqëson një rikthim të rëndësishëm të televizionit tonë publik në Shqipëri, ndërkohë që vetë programet do të kenë një ndikim të rëndësishëm në planin 2022-2023 të TV shqiptar dhe do të ndihmojnë në rigjallërimin e njohurive të gjuhës sonë në një vend që në vitet e diktaturës, Rai, ishte e vetmja “dritare në botë”.
Gjatë ceremonisë, ku mori pjesë me ftesë edhe Colacem Albania, doli në pah rëndësia e ndarjes dhe promovimit të kulturës së dy vendeve, përtej një bashkëpunimi të thjeshtë tregtar. Me këtë rast doli në pah edhe rëndësia e kontributit të kompanive italiane, të cilat, si Colacemi, operojnë në Shqipëri dhe kanë krijuar prej vitesh vlerë të shtuar themelore për rritjen e vendit.