Cilësia

Dëshira për të qenë pararendësit e risive në politikat industriale, organizimin dhe metodat e punës ka qenë gjithmonë ajo që ka frymëzuar mënyrën tonë të punës.

Prandaj koncepti i cilësisë në Colacem ka kombinuar gjithmonë  shkencën, teknologjinë dhe profesionalizmin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne kemi synuar gjithmonë të ofrojmë produkte dhe shërbime që përputhen në mënyrën më të mirë me pritshmëritë dhe nevojat e klientit, duke vlerësuar punën në grup në bazë të njohurive teknike, të ekspertizës dhe të aftesive të veçanta teknike. 

Kjo është e vetmja mënyrë “për të transformuar” Cilesinë në një avantazh të vërtetë konkurues në tregje që po bëhen gjithnjë e më shumë të vështira. 

Markimi CE në produktet tona paraqet prova të prekshme të mënyrës tone profesionale dhe të përgjegjshme të punës. 

Megjithatë, siguria e vërtetë e cilësisë së produkteve tona,  përvec certifikimit të lëshuar nga ITC-CNR që çertifikon pajtueshmerinë me standartet Europiane EN 197-1, jepet nga një sistem efikas kontrolli 24/7 i prodhimit, që gjithashtu mbështetet nga Laboratori Teknologjik Qëndror, i cili mund të kryejë cdo lloj testi, duke përfshirë edhe ato më specifikët.

 

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info